Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Protestuesit mblidhen para Komisariatit nr. 1, kërkojnë lirimin e të shoqëruarve

Një grup protestuesish janë mbledhur para Komisariatit nr. 1, duke kërkuar lirimin e gjashtë personave të shoqëruar nga policia gjatë protestës së zhvilluar sot.

“Lironi çunat”, kanë thirrur protestuesit, ndërsa një pjesë e tyre janë ulur në tokë në shenjë proteste.

Ndërkohë, raportohet se Arben Kola, anëtar i grupit organizator të protestës, është liruar pasi ishte shoqëruar nga policia disa orë më parë, në nisje të tubimit. Kola ishte përplasur me efektivët gjatë protestës.

Protestuesit vijojnë të qëndrojnë pranë Komisariatit nr. 1, ndërsa kërkojnë lirimin e personave të tjerë që mbeten të shoqëruar nga policia.