Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

SPAK godet grupin kriminal/ Në pranga biznesmeni Orest Sota! Në kërkim Artur Shehu e Ilir Shtufi

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, po zhvillon një operacion të gjerë për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike dhe pastrim parash në shuma të mëdha.

Sipas informacioneve paraprake, janë lëshuar gjithsej 20 masa sigurie, ndërsa deri më tani është arrestuar Orest Sota.

Në kuadër të të njëjtit hetim, është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” edhe për biznesmenët Artur Shehu dhe Ilir Shtufi. Të dy dyshohet se ndodhen jashtë territorit të Shqipërisë dhe akuzohen për përfshirje në pastrimin e parave që, sipas hetimeve, burojnë nga aktiviteti i një grupi të strukturuar kriminal të trafikut të drogës.

Artur Shehu është gjithashtu një nga pronarët e tokës në zonën e Zvërnecit, ku është planifikuar ndërtimi i një resorti luksoz.

Hetimet vijojnë, ndërsa SPAK nuk ka dhënë ende detaje të plota zyrtare mbi operacionin dhe personat e tjerë të përfshirë.