Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Strategjia 2026–2030, Gonxhja: Investime, digjitalizim dhe më shumë mbështetje për artistët


Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, prezantoi drejtimet kryesore të Strategjisë Kombëtare të Kulturës 2026–2030, menjëherë pas miratimit të saj në Këshillin e Ministrave. Gjatë një takimit të sotëm, ai theksoi se dokumenti synon ta kthejë kulturën

"Pas miratimit në Këshillin e Ministrave të Strategjisë Kombëtare të Kulturës 2026–2030, zhvilluam një takim me gazetarët ku prezantuam drejtimet kryesore të këtij dokumenti strategjik, që synon të forcojë kulturën si motor të zhvillimit shoqëror, ekonomik dhe territorial, përmes reformave, mbështetjes për artistët, trashëgiminë kulturore, turizmin kulturor, digjitalizimin dhe rritjes së investimeve në sektor.

Gjatë bashkëbisedimit trajtuam edhe ecurinë e sezonit turistik, ndikimin që kanë pasur zhvillimet e fundit në flukset turistike, si dhe masat e ndërmarra për mbarëvajtjen e sezonit, përfshirë vendimin e qeverisë “Për pezullimin e punimeve të ndërtimit dhe të aktiviteteve të lidhura me to në zonat turistike gjatë sezonit turistik 2026”, si një masë në funksion të garantimit të një eksperience sa më cilësore për vizitorët. Po ashtu u diskutua edhe mbi ndikimin ekonomik të eventeve ndërkombëtare dhe rëndësinë e tyre në promovimin e Shqipërisë si destinacion turistik.

Një pjesë e veçantë e konferencës iu kushtua edhe sportit, ku u prezantuan rritja me 32% e mbështetjes buxhetore për sektorin, rritja e fondeve për sportistët elitarë, investimet në infrastrukturë dhe avancimi i ligjit të sponsorizimeve. Gjithashtu, u theksua se Strategjia e Kulturës parashikon mekanizma të rinj mbështetjeje për artistët, përmes statusit të artistit, përmirësimit të kushteve të punës, sigurimeve shoqërore dhe krijimit të mundësive më të mëdha për financim e zhvillim profesional.", shkruan Gonxhja./KC/dritare.net