Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Katastrofë në kufirin Nepal–Tibet: 22 viktima dhe 384 turistë të zhdukur

1050b707-0849-4310-b668-f12d133fe007.jpg.webp

Po ndodh një katastrofë e rëndë në zonën malore mes Nepalit dhe Tibetit. Një përmbytje e menjëhershme ka marrë përpara banesa, ura, rrugë dhe hidrocentrale në distriktin Rasuwa të Nepalit.

Sipas të dhënave të fundit, të paktën 22 persona kanë humbur jetën, ndërsa 384 udhëtarë nuk janë lokalizuar ende. Mes tyre janë 291 turistë të huaj, përfshirë shtetas nga India, SHBA-ja, Britania, Australia, Malajzia dhe Koreja e Jugut.

Dyshohet se një tërmet shkaktoi një ortek akulli dhe shkëmbinjsh, duke bllokuar përkohësisht lumin. Çarja e bllokadës mund të ketë sjellë valën shkatërruese, por shkaku ende nuk është konfirmuar përfundimisht.

Operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë, por terreni malor, rrugët e shkatërruara dhe niveli i lartë i ujit po pengojnë ekipet. Autoritetet paralajmërojnë edhe rrezikun e një përmbytjeje të dytë. Shifra e të zhdukurve do të thotë se këta persona ende nuk janë kontaktuar, jo domosdoshmërisht se kanë humbur jetën.