Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pas gjashtë vitesh tensionesh, Princi Harry dhe Meghan rikthehen sot në Mbretërinë e Bashkuar

1787747311_meghanmarkleprinciharry.jpg

Princ Harry dhe Meghan Markle pritet të kthehen në Britani sot me dy fëmijët e tyre, sipas raportimeve të BBC. Duka dhe Dukesha e Sussex po udhëtojnë me një avion privat nga Kalifornia në Britani me Archie dhe Lilibet.


Një zëdhënës i çiftit të famshëm, kur u pyet për këtë, refuzoi të jepte detaje duke thënë se “nuk është diçka për të cilën do të komentonim”.


Pas mbërritjes Princi Harry dhe Dukesha e Sussex-it, do të jetojnë në një banesë private, jo-mbretërore, në një zonë jashtë Londrës. Fëmijët e tyre, Princi Archie, 7 vjeç, dhe Princesha Lilibet, 5 vjeç, janë regjistruar në një shkollë britanike dhe pritet të nisin mësimet në shtator.

Arsyet për kthimin e tyre janë të shumta dështimi i aventurës së tyre amerikane, por mbi të gjitha, nevoja për të siguruar një rol (për veten dhe fëmijët e tyre) para se të vdesë Mbreti Charles, nga ana tjetër është edhe Princi William, marrëdhënia e të cilit me vëllain e tij është praktikisht inekzistente.


Harry dhe Meghan u larguan nga Britania dhe detyrat e tyre si anëtarë aktivë të familjes mbretërore në fillim të vitit 2020. Në mars të të njëjtit vit, ata u vendosën në Kaliforni.