Na ndiqni edhe në

Bota

Bota i jep lamtumirën Dolly Parton, ylli i muzikës vdiq në moshën 80-vjeçare

Bota e muzikës, artit dhe kulturës po i jep lamtumirën një prej ikonave më të dashura të të gjitha kohërave, Dolly Parton, e cila ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare pas një beteje të shkurtër me kancerin.

Legjenda e muzikës country vdiq më 25 gusht në Nashville, në Vanderbilt-Ingram Cancer Center, e rrethuar nga njerëzit e saj të dashur. Përfaqësuesit e saj konfirmuan se Parton kishte përballuar një “betejë të shkurtër me kancerin”, ndërsa lloji i sëmundjes nuk është bërë publik.

Lajmi për vdekjen e saj shkaktoi një valë të menjëhershme reagimesh dhe homazhesh nga artistë, figura publike dhe fansa në mbarë botën. Dolly Parton u kujtua si një artiste e jashtëzakonshme, por edhe si një grua e zgjuar, gazmore, bujare dhe jashtëzakonisht zemërmirë.

Karriera e saj shtrihej në më shumë se gjashtë dekada. Ajo u bë e famshme me këngë që u kthyen në klasike të muzikës botërore, mes tyre “Jolene”, “9 to 5” dhe “I Will Always Love You”. Kjo e fundit u bë një hit global veçanërisht pas interpretimit të Whitney Houston.

Parton nuk ishte vetëm këngëtare dhe kompozitore. Ajo ishte edhe aktore, producente, sipërmarrëse dhe filantrope, duke ndërtuar një trashëgimi që shkon shumë përtej skenës.

Një prej veprave të saj më të rëndësishme ishte Imagination Library, programi i krijuar prej saj për të nxitur leximin te fëmijët, përmes shpërndarjes së librave në miliona familje në vende të ndryshme të botës. Ajo kontribuoi gjithashtu në kërkime mjekësore dhe në kauza të shumta humanitare, përfshirë financimin e kërkimeve që ndihmuan në zhvillimin e vaksinës kundër COVID-19.

Në vitet e fundit, Parton kishte përjetuar disa probleme shëndetësore dhe kishte shtyrë apo anuluar disa angazhime publike. Katër ditë para vdekjes, ajo kishte folur publikisht për vështirësitë e saj shëndetësore, duke thënë se po kalonte një periudhë të vështirë, por se dëshironte ende të punonte dhe të realizonte projekte të reja.

Vdekja e saj ka sjellë homazhe nga emra të mëdhenj të muzikës dhe kulturës. Taylor Swift, Beyoncé, Mick Jagger, Paul McCartney, Reba McEntire, Katy Perry, Gwen Stefani dhe shumë të tjerë kanë shprehur dhimbjen për humbjen e artistes që për dekada i dha botës muzikë, humor, energji dhe humanizëm.

Dolly Parton largohet nga jeta në moshën 80-vjeçare, por lë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme muzikore dhe njerëzore, që ka prekur breza të tërë./K.C/dritare.net