Organizata e Veteranëve dhe e Pasardhësve të LANÇ, ka histori, ka të sotme dhe të ardhme!
Dritare.net

Nga Elidiana Canaj
Referuar problematikës në Organizatën e Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ të Popullit Shqiptar “Nderi i Kombit” në këta 3 - 4 vitet e fundit, dua të theksoj se, në respekt të rrugëzgjidhjes gjyqēsore, që kemi nisur, ne e kemi të qartë se çfarë kërkojmë dhe çfarë duhet të mbrojmë e të shpëtojmë. Kjo rrugë gjyqesore nuk ka objekt zgjidhjen e ndonje konflikti personal apo për interesa personale. Problemet në Organizatën e Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ të Popullit Shqiptar “Nderi i Kombit” jane parimore, institucionale. Ndaj, përmes rrugës gjyqësore, kërkojmë rikthimin e institucionit tek misioni i nderuar që ka, tek Statuti, tek rregullat, tek transparenca, tek ligjshmëria.
Nuk kërkojmë të zëvendësojmë një pengmarrje me një tjetër, por kërkojmë që organizata të mos jetë pengu i askujt!
Në mbështetje të këtyre synimeve, po i referohem interpretimit të çështjeve si me poshte:
1. Çfarë është dhe pse duhet të ekzistojë kjo organizatë?
2. Pse ka mbijetuar nga viti 1957, vit në të cilin është krijuar, deri sot?
3. Çfarë shqetesime kane lindur dhe po e cënojnë këtë vazhdimësi?
4. Pse zgjodhëm të ndjekim rrugën gjyqësore?
5. Çfarë zgjidhje kërkojmë?
1. Organizata e veteraneve te LANÇ si organizatë historike atdhetare ka vend nderi në tërësinë e strukturave organizative shoqerore e shteterore organizative shqiptare. Ajo do të jetë edhe kur anëtarësia te përbëhet në masë të madhe nga pasardhësit e veteraneve të LANÇ. Sepse misioni i saj historik atdhetar nuk mbaron me brezin e veteranëve. Kjo ka identitetin e vet që dallohet qartë, ndaj nuk është e tepërt, nuk eshte jashte mode e funksioni, nuk dublon e as nuk zevendeson struktura te tjera. Nevoja dhe rendesia e saj nuk kushtëzohet vetëm me pranine fizike dhe jetën aktive të veteranëve. Pasardhësit gjithashtu kanë rol e përgjegjësi në ruajtjen e kujtesës historike, vlerave të LANÇ-it dhe përcjelljen e tyre te brezat e rinj. Edhe pasardhësit e brezit që bëri dhe fitoi luftën me mund, sakrifica, gjak, por me besim në fitore, si antarë të organizatës i kanë modelet sociale për të enë besnikë të misionit dhe aktivë.
Synimet programore të kësaj organizate janëtë qarta:
- Të ruajë e të mbajë gjalle kujtesen historike kombetare.
- Të mbrojë, të mbajë paster të vertetat historike shkencore atdhetare duke iu referuar burimeve dokumentare të pakontestueshme të arkivave, botimeve, historive - ditareve e kujtimeve jetësore te protagonisteve. Kjo organizatë ka ne gjirin e saj specialste nga te gjitha fushat e sektoret, nga te gjithe grupmoshat, te dy gjinitë, nga te gjitha krahinat e vendit, si edhe nga diaspora e re dhe e hershme. Në këtë prezantim veçoj bashkëpunimin me historiane dhe studjues në fusha qe hedhin dritë mbi analizën e karakteristikave dhe vlerave te gjithaneshme te historise së periudhës së LANÇ. Sepse propaganda sipërfaqësore dhe fjalët e përgjithshme nuk ngjitin, nuk bindin. Mbi dokumentet e profesionistëve jemi edhe më te sigurt te mbrojme te vertetat ashtu si jane, pa zbukurime, pa deformime, pa glorifikime te pa nevojshme kundër sulmeve, shpifjeve, deformimeve apo shtremberimeve keqdashese;
- Pra në edukimin atdhetar të brezave të njepasnjeshëm, kjo organizatë mbetet te jete nje strukture shoqerore e dobishme, e organizuar e komplementare.
- Si antarë të kësaj organizate angazhohemi dhe marrim pergjegjesi edhe ne pasardhësit.
- Gjithashtu, kjo si organizate historike atdhetare funksionon si një organizëm i gjallë që përfshihet dhe nuk është indiferente në procesin dinamik të zhvillimeve të vendit ku nevojitet edhe angazhimi e zëri i saj potent. Ashtu si LANÇ ishte deshmi e qendrimit ne krahun e duhur te zhvillimeve te historise edhe sot Organizata e ruan këtë vlerë. Ajo perseri mbeshtet dhe i sherben progresit. Ne kete perfshirje aktive pozitive ajo gjen aleate e bashkepunetore te qendrueshem dhe asaj i bashkohen edhe forca te tjera shoqerore, kulturore, politike, shteterore.
- Kjo organizate i pranoi dhe iu adaptua ndryshimeve ekonomike, poltike e shoqerore te sistemit duke ruajtur misionin e saj.
Besimi, respekti, mirenjohja dhe vleresimi i kontributeve të dobishme te kesaj Organizate kombëtare deshmohet e dokumentuar edhe me vleresimet qe i jane atribuuar asaj me ligj nga Kuvendi i Shqiperise dhe me dekret nga Presidenca akorduar në kuadrin e 75 vjetorit të çlirimit të Shqipërisë! Ne vitin 2019 me ligj të miratuar në Kuvendin e Shqiperise u shpall 20 korriku dita kombetare e veteraneve te LANÇ te Popullit Shqiptar dhe, me dekret të Presidentit Organizata e Veteranëve të LANÇ të Popullit Shqiptar u dekorua me titullin “Nderi i Kombit”. Vlerësimet janë edhe përgjegjësi për vazhdimësi!.
2. Pse ka mbijetuar nga viti 1957 vit në të cilin është krijuar deri sot? Cili eshte çelesi i suksesit te jetgjatesise se kesaj organizate? Rrenjet i ka në historine e LANÇ te Popullit Shqiptar. Karakteri, zhvillimi i asaj lufte dhe fitorja e arritur vertetuan se ishim ne rrugen e drejte, ne kahjen e zhvillimit progresiv te historise. Dhe nuk ka vend per hamendesi apo ide per krijiminne organizata te tjera veteranesh me themele ne ate lufte. Ishte nje! Me nje ushtri te organizuar, drejtuar e udhehequr nga nje qender, me nje strategji, me nje objektiv: për Shqiperine e Lire prej fashizmit, Demokratike dhe te Pavarur. Organizata e Veteranëve e trashëgon kete vlere, unitetin parimor, demokratik, disiplinen, transparencen, frymën e konsultimit, kolegjialitetin në vendimmarrje, parimin e centralizmit demokratik. Kanë qenë të huaja për këtë organizatë puna e mbyllur, mungesa e transparences, mungesa e respektit te ndersjelle mes antareve ne te gjithe nivelet e organizimit, fryma e diktatit, urdherit në veprimtarinë e saj. Por as në marrdhëniet me struktura të tjera jashtë saj ajo nuk ka qene shtojce apo e tepert ne asnje situate sepse, kurdoherë, e ka pasur vendin e merituar të nderit në respekt të identitetit te saj dhe angazhimit ne ruajtjen e identitetit historik kulturor etnik te shqiptarise! Programi i qarte i miratuar në organin me te larte vendimmarrës të saj dhe respektimi i tij me korrektesi ne pershtatje me kushtet e ndryshuara në çdo hap mbetet ndër faktoret kyç të suksesit! Besnikeria ndaj dokumenteve te saj themelore eshte gjithashtu vlere identiteti. Respekti ndaj parimeve, normave demokratike, ligjeve të shtetit janë gjithashtu paduri vlerash qe plotësojnë çelësin e suksesit. Historikisht në organizatë janë respektuar strukturat statutore, kompetencat e tyre vendimmarrese dhe procedurat statutore. Nuk janë kapercyer kompetencat e strukturave vendimmarrese dhe hierarkia e tyre. Me pak fjale çelësin e suksesit mund ta shohim si një zinxhir te panderprere të
Misionit → Programit → Statutit dhe dokumenteve themelore → rregullave dhe parimeve organizative → respektimit të ligjeve. Pra kjo organizatë ka ecur e sigurt dhe e suksesshme mbi binare të forte.
Vlen të ritheksoj keto vlera edhe sepse ka eksperienca, që kanë vertetuar se një organizatë nuk mund të mbijetojë gjatë e për dekada vetëm nga emri, nga tradita apo nga autoriteti i individëve. Ajo jeton nëse institucionet e saj funksionojnë sipas rregullave që vetë organizata ka miratuar.
3. Çfarë shqetesime kane lindur dhe që po e cënojnë këtë vazhdimësi? Ndryshe nga sukseset e mbarevajtja në normalitet, vitet e fundit po vertetohen disa probleme institucionale ne shkelje te vazhdimesise se suksesshme, si:
* mosrespektim të dokumenteve themelore
* deformim të procedurave statutore;
* kontestim të legjitimitetit të strukturave;
* krijim ose përpjekje për krijim të strukturave paralele;
* vendimmarrje që nuk buron nga procedurat e përcaktuara;
* Largime e kooptime pa transparence, pa kritere legjitime e institucionale,
* Fryme perçarjeje e jobashkepunimi as bashkeveprimi ne interes te organizates;
* dhe, mbi të gjitha, vendosje të interesit të individëve mbi interesin e organizatës.
4. Pse zgjodhëm të ndjekim rrugën gjyqësore?
Siç edhe e permenda, organizata është vënë në një gjendje ngërçi dhe pengu institucional.
Me gjithe tentativat per dialog, per bashkebisedime e mirekuptim ne te mire te organizates dhe ne funksion te ruajtjes se identitetit te saj, te detyruar ndoqem rrugen gjyqesore.
Nuk e kemi konsideruar asnjëherë rrugën gjyqësore si qellimin tonë dhe as mënyra që kemi dëshiruar, por si mjet të domosdoshëm për të dalë nga një ngërç institucional dhe për t’ia kthyer organizatën anëtarësisë së saj. Por, kur dialogu dhe mirëkuptimi nuk dhanë zgjidhje, ajo mbetet rruga institucionale për ta nxjerrë konfliktin nga përplasja personale dhe për ta vendosur mbi dokumente, rregulla dhe ligjshmëri. Kjo rruge, menduam, eshte rruga me qytetare per zgjidhje te qendrueshme. Edhe me këtë rrugë ne nuk kërkojmë të zëvendësojmë një pengmarrje me një tjetër. Po kërkojmë që organizata të mos jetë peng i askujt.
- Ne nuk kemi nevojë për një organizatë të re. Kemi nevojë që organizata jonë të rikthehet te rregullat e veta, te Statuti, te dokumentet themelore dhe te ligjshmëria. Në këtë linjë ne jemi te vendosur të respektojmë mekanizmat që e kanë mbajtur këtë organizatë gjallë për dekada dhe jo t’i shkelim e shperdorojme ato. Ne jemi të vendosur të ruajmë identitetin dhe integritetin e Organizates!
5. Rrugëzgjidhja
Nëse respektimi i rregullave ka qenë një nga arsyet që organizata ka mundur të jetojë per gati 7 dekada, atëherë rikthimi te ato rregulla nuk është kthim prapa, por respektimi çelesit te suksesit te vazhdimësisë dhe vitalitetit te saj.
Per kete ne synojme të funksionoje Statuti – ligjshmëria – transparenca – komunikimi shoqeror - uniteti.
Këto atribute organizative e funksionale te identitetit te organizates nuk pengohen as nga procesi gjyqesor, por nuk ka pse te pengohen as nga modelet e imponuara te diktatit dhe urdherit nga qendra e kompozuar me drejtues de dakto e me kontestime juridike.
Atehere: Organizata ka mbijetuar nga viti 1957 deri sot sepse ka pasur një mision. Dhe kete mision nuk e ka ndryshuar. Por vetem misioni nuk mjafton. Krahas tij eshte respektimi i dokumenteve themelore dhe te gjithe paketes se rregullave dhe akteve statutire e ligjore.
Duke mos e reduktuar problemin ne shkaqe sempliste si konflikt mes individësh, pyetja është nëse do të respektojmë apo do të shkelim mekanizmat që e kanë mbajtur këtë organizatë gjallë për dekada.
Perfundimisht, zgjidhja, nuk do te thote:
* rotacion individësh; nuk kërkohet zëvendësim i një grupi me një tjetër;
* personalizim i institucionit; nuk kërkohet hakmarrje organizative;
* kërkohet rikthimi i institucionit tek identiteti, tek misioni dhe tek rregullat e veta.
Sepse Organizata nuk është individi që e drejton përkohësisht. Organizata është misioni, historia, anëtarësia, programi, Statuti dhe institucionet e saj. Individët kalojnë; organizata duhet të mbetet.
Atëhere, në përfundim të përpjekjeve për një zgjidhje të qendrueshme, mbetet të bëjmë bilancin në pergjigje të pyetjeve:
- Çfarë shpëtuam dhe jo “kush fitoi”,
- A iu arrit qellimit që Organizata të mos jetë peng i askujt apo synuam që thjesht e vetëm te ndërrojme “njerezit në karrike”?!/dritare.net