Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Avokati britanik i Veliajt: Kemi nisur përgatitjet për ankimimin në Strasburg

Avokati britanik Ben Brandon ka deklaruar se së bashku me një koleg të tij britanik përfaqëson kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, në nivel ndërkombëtar.

Brandon tha se ndodhet në Shqipëri për të asistuar Veliajn në aplikimin e tij në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Sipas avokatit, dy ditët e fundit i kanë kaluar në ambientet e paraburgimit në Durrës, duke punuar për përgatitjen e aplikimit, ndërsa pritet të rikthehen në fillim të shtatorit.

Brandon deklaroi se për më shumë se 14 muaj, ai dhe përfaqësuesit e tjerë ligjorë të Veliajt në Shqipëri dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar të takojnë klientin e tyre, por kërkesat janë refuzuar.

Avokati britanik e cilësoi të papranueshëm mohimin e aksesit të avokatëve të zgjedhur nga Veliaj dhe tha se ndalimi i tij është i panevojshëm dhe joproporcional./L.F-dritare.net