Na ndiqni edhe në

Sport

UEFA kërcënon FIFA-n: Do ta bojkotojmë Kupën e Botës nëse...

UEFA ka paralajmëruar se 55 federatat e saj anëtare do të bojkotojnë Kupat e Botës të organizuara nga FIFA nëse miratohet plani për t'u shitur investitorëve privatë aksione në kompeticionet më të rëndësishme të futbollit. Vendimi u mor në një mbledhje urgjente, ku UEFA e cilësoi Kupën e Botës si një trashëgimi të futbollit që "nuk është në shitje".

Plani i FIFA-s parashikon krijimin e një kompanie të re tregtare, ku investitorët privatë do të mund të blejnë aksione. Për ta miratuar, nevojitet vota e 211 federatave anëtare, ndërsa presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, u ka premtuar federatave deri në 40 milionë dollarë nëse mbështesin propozimin.

UEFA e ka kundërshtuar ashpër këtë nismë, duke e cilësuar një dështim të rëndë të qeverisjes së futbollit dhe duke paralajmëruar se, nëse plani miratohet, do të tërhiqet nga të gjitha kompeticionet e FIFA-s, përfshirë Kupën e Botës për meshkuj, femra dhe Kupën e Botës për Klube.

Sipas UEFA-s, një Botëror pa ekipet evropiane do të humbiste pjesën më të madhe të vlerës sportive dhe tregtare, pasi shumica e skuadrave më të suksesshme në turne vijnë nga Europa./K.C/dritare.net