VIDEO/ Mbi 3 mijë emigrantë hyjnë në Ceuta, shpallet situatë emergjence
Dritare.net
Mbi 3 mijë emigrantë, kryesisht nga Maroku, kanë hyrë në enklavën spanjolle të Ceutës, duke shkaktuar një situatë emergjente për autoritetet vendase.
Sipas raportimeve, një pjesë e madhe e migrantëve kanë kaluar përmes detit, duke përdorur mjete të improvizuara lundrimi, ndërsa të tjerë kanë arritur të depërtojnë përmes barrierave kufitare.
Forcat e sigurisë spanjolle dhe ekipet e shpëtimit janë angazhuar për të menaxhuar fluksin e papritur të njerëzve, veçanërisht në zonat bregdetare, ku shumë persona kanë mbërritur pas kalimeve të rrezikshme nga ana marokene.
Ceuta, një territor spanjoll në Afrikën e Veriut, mbetet një nga pikat kryesore ku emigrantët tentojnë të hyjnë në Bashkimin Evropian, për shkak të kufirit tokësor që ndan Spanjën nga Maroku. Episodet e kalimeve masive kanë sjellë shpesh përplasje mes migrantëve dhe forcave kufitare, duke vënë në presion kapacitetet e pritjes së autoriteteve spanjolle./K.C/dritare.net