Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ministri Gonxhja: Synojmë turistë cilësorë që sjellin më shumë të ardhura në ekonomi

Qeveria shqiptare synon që turizmi të mos matet vetëm me numrin e vizitorëve, por edhe me vlerën ekonomike që ata lënë në vend. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja tha se fokusi është te turizmi kulturor, investimet cilësore, zgjatja e sezonit dhe rritja e turizmit të organizuar.

“Ne duhet të përshtasim politikat tona për t’i bërë këto sa më efektive për të pasur numër cilësor turizmi.”

Sipas ministrit, Shqipëria duhet të krijojë më shumë arsye që turistët të qëndrojnë gjatë dhe të vizitojnë disa destinacione.

“Turistët që vijnë dhe rrinë për shumë ditë janë ata më të rëndësishmit, po ata duan arsye të rrinë shumë ditë.”

Një tjetër objektiv është rritja e turizmit të organizuar, i cili aktualisht përbën rreth 10% të tregut.

“Ne duhet të bëjmë çmos që kjo përqindje të rritet, sepse turizmi i organizuar është shumë solid, është stabël.”

Ministri theksoi gjithashtu rëndësinë e turizmit kulturor, zhvillimit të zonave malore, ekonomisë blu dhe investimeve cilësore.

“Të kemi një turizëm cilësor që lë më shumë para në ekonominë tonë dhe më shumë mirëqenie rrjedhimisht.”/L.F-dritare/net