Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Miratohet leja e parë e Paketës së Maleve, Rama: Trashëgimtarët mund të rilindin pronat e të parëve

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur miratimin e lejes së parë në kuadër të Paketës së Maleve, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm për zhvillimin e zonave malore dhe rikthimin e investimeve në vendlindje. Sipas Ramës, përfituesja e parë është familja Hasani nga Thethi, e cila do të investojë kursimet e saj në pronën e të parëve, ndërsa theksoi se paketa u jep trashëgimtarëve mundësinë të rilindin shtëpitë e vjetra dhe të zhvillojnë aktivitete ekonomike në tokat e tyre.

"SOT KALOI U MIRATUA në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Territorit leja e parë e Paketës së Maleve, për familjen Hasani nga Thethi, e cila ka vendosur të investojë kursimet e veta në tokën e të parëve në vendlindje dhe të kthehet në Shqipëri
Kjo është Paketa e Maleve, paketa e trashëgimtarëve që tanimë me ligj e jo veç me zakon, mund të rilindin shtëpitë e vjetra të stërgjyshërve apo jetëzojnë me agroturizëm, prodhim bujqësor a blegtoral si edhe agropërpunim, tokat e të parëve të tyre
Të tjerat, siç thoshte At Gjergj Fishta, janë DOKRRA HINI", shkruan Rama./K.C/dritare.net