Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Si ndodhi tragjedia në Shkodër? Nëna dhe dy fëmijët u kthyen nga Gjermania për pushime, çfarë gjeti policia në banesë!

Shkodër/ Banesa përfshihet nga flakët, humbin jetën nëna 24-vjeçare dhe dy fëmijët e saj

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në fshatin Domen të Postribës, në Shkodër, ku një banesë u përfshi nga flakët dhe për pasojë humbën jetën një nënë 24-vjeçare dhe dy fëmijët e saj të mitur.

Familja Çela jetonte në Gjermani dhe kishte ardhur në Shkodër për pushime. Sipas informacioneve paraprake, familja kishte mbërritur ditën e sotme në banesën e vjetër të tyre në fshatin Domen, me qëllim kryerjen e disa punimeve dhe riparimin e shtëpisë.

Në momentin kur shpërtheu zjarri, nëna dhe dy fëmijët ndodheshin brenda banesës. E reja po gatuante, ndërsa bashkëshorti ishte pak më larg, në një zonë tjetër të fshatit.

Flakët përfshinë me shpejtësi banesën e vjetër, duke e shkrumbuar atë brenda pak minutash. Në vendngjarje, brenda banesës, janë gjetur një bombol gazi dhe një shishe benzine.

Shkaqet dhe rrethanat e sakta të zjarrit janë ende të paqarta dhe pritet të zbardhen nga hetimet e autoriteteve./K.C/dritare.net