Zjarri në banesë i mori jetën nënës dhe dy fëmijëve, reagon policia!
Dritare.net

Një tragjedi e rëndë ka tronditur Shkodrën këtë të mërkurë, ku një zjarr i rënë në një banesë në fshatin Domen i ka marrë jetën një të reje 24-vjeçare dhe dy fëmijëve të saj të vegjël. Policia dhe forcat zjarrfikëse ndërhynë menjëherë në vendngjarje, ndërsa hetimet janë në vijim për të zbardhur shkaqet e zjarrit dhe rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë.
Njoftimi i Policisë:
"Rreth orës 13:10, në fshatin Domen, Shkodër, ka rënë zjarr dhe është djegur banesa në pronësi të shtetasit B. Ç.
Shërbimet e Policisë dhe punonjësit e shërbimit zjarrfikës, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje.
Nga veprimet e para dyshohet se, si pasojë e zjarrit, kanë humbur jetën shtetasja B. Ç., 24 vjeçe, dhe dy fëmijë të mitur, përkatësisht 3 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes."/K.C/dritare.net
