Na ndiqni edhe në

Sport

Zyrtare! Roberto Mancini rikthehet në stolin e Italisë

Roberto Mancini është rikthyer zyrtarisht në stolin e kombëtares së Italisë, duke u emëruar për herë të dytë trajner i "Axurrëve", pas një periudhe të trazuar në Federatën Italiane të Futbollit.

Emërimi i Mancinit vjen vetëm një ditë pasi Andrea Pirlo u tërhoq nga gara për postin e trajnerit, mes polemikave që lidhen me marrëdhëniet e tij me një kompani ruse bastesh. Në të njëjtën kohë, drejtori teknik Paolo Maldini dha dorëheqjen, pasi nuk ishte dakord me vendimin për të mos emëruar Pirlon.

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit deklaroi se Mancini ishte zgjedhja më e mirë për të rikthyer qetësinë dhe suksesin në ekipin kombëtar.

61-vjeçari drejtoi Italinë nga viti 2018 deri në 2023, periudhë gjatë së cilës fitoi Euro 2020, duke mposhtur Anglinë në finalen e Wembley-t. Ai vendosi gjithashtu rekordin botëror me 37 ndeshje radhazi pa humbje, megjithëse dështoi ta kualifikonte Italinë në Kupën e Botës 2022 dhe u largua nga posti në vitin 2023.

Pas largimit nga Italia, Mancini drejtoi për një periudhë kombëtaren e Arabisë Saudite dhe më pas klubin katariot Al Sadd, nga i cili u largua në muajin qershor.

Italia do ta nisë fushatën në Ligën e Kombeve më 25 shtator me ndeshjen ndaj Belgjikës, ndërsa tri ditë më vonë do të përballet me Turqinë./K.C/dritare.net