Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kryemadhi pas seancës në GJKKO: Kontrolli në banesën e nënës sime kishte objektiv politik

Pas seancës së zhvilluar në Gjykatën e Posaçme, Monika Kryemadhi reagoi para mediave, duke hedhur poshtë akuzat e SPAK dhe duke i cilësuar ato të pabazuara. Ajo deklaroi se provat janë keqinterpretuar, mohoi çdo ndikim në favor të kompanisë së fibrave optike dhe e konsideroi të gjithë procesin si një përpjekje për eliminim politik.

“64 mesazhe janë nxjerrë nga konteksti. Nuk ka asnjë provë që kam ndikuar për kompaninë e fibrave optike, SPAK i ka keqinterpretuar. Kontrolli në banesën e nënës sime kishte objektiv politik. Shatku prej tetë vitesh kërkonte të merrte leje për fibrat optike. Problemet e mia me Ramën shkojnë edhe te ligjet për minierat. Çështja Meta-Kryemadhi u ngrit për eliminim politik. Nëse do ta kishim bërë planin për fibrat optike, do të ishim distributorët kryesorë. Kam edhe katër seksione të tjera në seanca, sepse ka kërcitje logjike në të gjitha këto çështje,” deklaroi Kryemadhi./K.C/dritare.net