Tërmet i fuqishëm 7.1 godet Japoninë, dhjetëra persona të bllokuar në një qendër tregtare
Dritare.net

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.1 ka goditur ishullin Kyushu në Japoni, duke lënë dhjetëra persona të bllokuar brenda një qendre tregtare në qytetin Kumamoto.

Sipas shërbimit zjarrfikës, shumë njerëz ndodhen ende të bllokuar në ndërtesë, ndërsa një dëshmitar ka raportuar se kati i dytë i qendrës tregtare është shembur pas lëkundjeve të forta.
Mediat japoneze raportojnë se 20 deri në 30 punonjës të qendrës tregtare rezultojnë të zhdukur, megjithatë ky bilanc nuk është konfirmuar ende zyrtarisht.

Tërmeti goditi në orën 16:27 me orën lokale, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike dhe dëmtime në disa rrugë.
Pamjet ajrore nga zona tregojnë edhe shembjen e një ure këmbësorësh, ndërsa autoritetet kanë nisur operacionet e kërkim-shpëtimit për të gjetur personat e bllokuar./K.C/dritare.ner
