Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Arrestohet në Greqi, Ilir Shtufi

Biznesmeni Ilir Shtufi është arrestuar sot në Selanik të Greqisë, në kuadër të një operacioni të zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kundër një grupi të strukturuar kriminal.

Në kuadër të aksionit janë lëshuar 20 masa sigurie ndaj personave të dyshuar si të përfshirë në aktivitet kriminal. Shtufi është një prej personave ndaj të cilëve është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.

Hetimet e SPAK kanë në fokus një grup kriminal të dyshuar për trafikim të lëndëve narkotike, ndërsa biznesmeni Ilir Shtufi akuzohet për veprën penale të pastrimit të parave.

Arrestimi i tij u bë në Selanik, pas kërkesës së autoriteteve shqiptare dhe në kuadër të bashkëpunimit me autoritetet greke. Ndërkohë, SPAK dhe Policia e Shtetit vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të aktivitetit të grupit kriminal dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë./dritare.ner