Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Policia e Shtetit apel prindërve: Dijeni ku janë fëmijët tuaj! Të miturit po ekspozohen ndaj dhunës

Policia e Shtetit apel prindërve: Dijeni ku janë fëmijët

Policia e Shtetit ka reaguar me shqetësim për pjesëmarrjen e një numri të konsiderueshëm të miturish në protestat e ditëve të fundit, duke paralajmëruar se disa prej tyre janë gjendur në vijën e parë të përplasjeve mes protestuesve dhe efektivëve.

Në një deklaratë publike, policia thekson se fëmijët janë ekspozuar drejtpërdrejt ndaj akteve të dhunës, sendeve të forta të hedhura dhe mjeteve të përdorura për menaxhimin e situatës.

Për këtë arsye, Policia e Shtetit u ka drejtuar një apel të veçantë prindërve duke u kërkuar të tregojnë kujdes për vendndodhjen dhe sigurinë e fëmijëve të tyre.

“Dijeni ku janë fëmijët tuaj! Mos lejoni që ata të ekspozohen ndaj dhunës dhe situatave që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e tyre”, thuhet në deklaratë.

Policia e Shtetit apel prindërve: Dijeni ku janë fëmijët

Policia u kërkon prindërve të interesohen për fëmijët që mungojnë në shkollë dhe të sigurohen se ata nuk ndodhen në zonat ku zhvillohen përplasje.

Në reagim, Policia e Shtetit shpreh shqetësimin edhe për raste të dyshuara të përdorimit të të miturve në vijën e parë të përplasjeve, duke i ekspozuar ndaj rrezikut për qëllime të caktuara.

Sipas policisë, çdo rast i dyshuar i nxitjes, organizimit apo shfrytëzimit të të miturve për veprime të kundërligjshme do të dokumentohet dhe do t'u referohet institucioneve kompetente, në përputhje me ligjin.

Policia e Shtetit apel prindërve: Dijeni ku janë fëmijët

Institucioni nënvizon se respektimi i së drejtës për protestë paqësore duhet të shoqërohet me mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së të miturve. Në fund të deklaratës, policia u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në protesta të distancohen nga personat e maskuar dhe të dhunshëm, si dhe të mos përfshihen në akte që cenojnë institucionet dhe pronën publike e private.

Policia thekson se do të marrë masat e nevojshme dhe proporcionale për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, duke respektuar të drejtën për tubim paqësor.

“Fëmijët nuk janë mburojë e askujt dhe nuk mund të kthehen në instrumente të përplasjeve për qëllime të caktuara. Asnjë kauzë nuk vlen më shumë se jeta dhe siguria e një fëmije”, përfundon reagimi i Policisë së Shtetit.