Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Policia e Shtetit apel nxënësve dhe prindërve: Distancohuni nga dhuna, largohuni nga situatat e rrezikshme

Policia e Shtetit apel nxënësve dhe prindërve: Distancohuni nga

Policia e Shtetit u ka bërë thirrje nxënësve dhe prindërve të ruajnë qetësinë dhe të distancohen nga aktet e dhunës gjatë protestave që po zhvillohen në vend.

Përmes një mesazhi drejtuar të rinjve dhe familjeve të tyre, policia u kërkon nxënësve të mos përfshihen në veprime të dhunshme që mund të rrezikojnë jetën, shëndetin dhe të ardhmen e tyre.

“Largohuni menjëherë nga vendet ku ushtrohet dhunë!” është apeli i Policisë së Shtetit drejtuar nxënësve, të cilëve u kërkohet të mos lejojnë që të përfshihen në situata të rrezikshme.

Një thirrje e veçantë u është drejtuar edhe prindërve, të cilëve policia u kërkon të kujdesen për fëmijët e tyre dhe t’i këshillojnë të qëndrojnë larg çdo situate të dhunshme.

“Siguria e tyre është përgjegjësi e përbashkët!”, theksohet në mesazhin e Policisë së Shtetit.

Në përfundim, Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve për bashkëpunim, duke theksuar rëndësinë e shmangies së përplasjeve dhe të ruajtjes së sigurisë gjatë protestave.