Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kush është efektivi që u vra në Fier!

Kush është efektivi që u vra në Fier!

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme në Fier. Novruz Cenalia i cili punonte si punonjës i Forcave të Posaçme në Drejtorinë Vendore të Policisë së Fierit u qëllua me një plumb në kokë para se të merrte shërbimin.

Kush është efektivi që u vra në Fier!

28-vjeçari kishte vetëm një muaj që ishte martuar, ndërsa sot mbeti i vrarë, pasi u qëllua me armë zjarri nga 23-vjeçari Azgan Mernica.

Sipas policisë, dyshohet se ngjarja ndodhi për një konflikt të çastit. Referuar burimeve të policisë gazetarja Aida Topalli tha në DritareTV që një pistë hetimi është edhe ajo e hakmarrjes për shkak të detyrës dhe vrasjes me pagesë.

Autori i vrasjes Azgan Mernica, vëllai i të cilit ndodhet në burg për tentativë vrasje, është shpallur në kërkim. Për këdo që ka informacion policia kërkon që të telefonojë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimatin. Për çdo informacion të vlefshëm, Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion shpërblimin 30 000 euro./K.C/dritare.net