Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

E rëndë në Fier/ Vajza vret babanë duke e mbytur me tel: Ishte fanatik

E rëndë në Fier/ Vajza vret babanë duke e mbytur me tel:

Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur qytetin e Fierit mbrëmjen e së mërkurës, më 23 korrik. Një vajzë 26-vjeçare, e identifikuar si Ermalinda Rama, ka vrarë babanë e saj, Anesti Rama, 56 vjeç, duke e mbytur me tel në banesën e tyre në fshatin Frashër.

Krimi dyshohet të ketë ndodhur në ambientet e brendshme të shtëpisë familjare. Sipas të dhënave paraprake nga policia, e reja ka përdorur një tel për ta mbytur të atin, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.

Pasi vrau të atin, vajza telefonoi policinë duke pretenduar se babai kishte humbur jetën si pasojë e një ngjarje aksidentale.

Por gjatë marrjes në pyetje dhe deponimit të saj para grupit hetimor të Policisë së Fierit, hetuesit dyshuan mbi vërtetësinë e thënieve të 26-vjeçares Emanilda Rama.

Sipas burimeve policore 26- vjeçarja në dëshminë e saj në polici ka pranuar krimin pasi sipas saj i ati e trajtonte me shumë fanatizëm, duke mos e lejuar as të vishet në mënyrë bashkëkohore e as te argëtohet, një sjellje që i ushtronte shumë presion në përditshmërinë e saj./K.C/dritare.net