Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

I privuar padrejtësisht, por populli i lirë përjetësisht, Rama për Thaçin: Ajo që s’është e lirë është drejtësia ndërkombëtare

I privuar padrejtësisht, por populli i lirë përjetësisht,

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale duke shpërndarë një deklaratë të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë, ku po gjykohet për krime lufte.

Në mesazhin e tij, Thaçi shkruan:

“Jam i privuar përkohësisht, por populli im është i lirë përjetësisht.”
Krahas kësaj deklarate, Rama ka shprehur mbështetjen e tij për ish-komandantin e UÇK-së, duke ironizuar drejtësinë ndërkombëtare:

“Shumë e vërtetë Komandant. Çka s’është as e lirë dhe as me erë të mirë është drejtësia ndërkombëtare”, shkruan kryeministri shqiptar./L.F-dritare.net