
Sot Shqipëria në alarm zjarresh! Ja qarqet në rrezik maksimal
Dritare.net
Ministria e Mbrojtjes, duke iu referuar të dhënave të raportuara nga Agjencia e Mbrojtjes Civile, Instituti i Gjeoshkencave (IGJEUM) dhe Qendra e Koordinimit të Emergjencave Civile të BE-së (ERCC), njofton se më datë 26 Korrik pritet rrezik maksimal për zjarre në të gjitha qarqet e vendit, përfshirë dhe qarkun Korçë.
Komiteti i Mbrojtjes Civile ka kërkuar nga të gjitha institucionet përkatëse të rrisin gatishmërinë dhe të forcojnë bashkëpunimin ndërinstitucional, për të përballuar çdo situatë të mundshme emergjente.
"Ministria e Mbrojtjes njofton se, sipas të dhënave të raportuara nga Agjencia e Mbrojtjes Civile, IGJEUM dhe Qendra e Koordinimit të Emergjencave Civile të Bashkimit Evropian (ERCC), në datën 26 Korrik pritet rrezik maksimal për zjarre në të gjitha qarqet e vendit, përfshirë edhe Korçën. Komiteti i Mbrojtjes Civile u ka kërkuar të gjitha institucioneve që të rrisin gatishmërinë dhe të forcojnë bashkëpunimin ndërinstitucional. Ndërkohë, i ftojmë qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar, të mos ndezin zjarre në hapësira të hapura dhe të raportojnë çdo rast të dyshimtë pranë autoriteteve përkatëse. Bashkëlidhur: Hartat referuese sipas nivelit të rrezikut për çdo qark.", thuhet në njoftim./K.C/dritare.net
Δείτε αυτή τη δημοσίευση στο Instagram.

















