Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Krimi makabër në Frashër/ Mbyti të atin me tel, arrestohet bashkëpunëtori i 26-vjeçares

Krimi makabër në Frashër/ Mbyti të atin me tel, arrestohet

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 55-vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen makabre të ndodhur pak ditë më parë në fshatin Frashër, ku një 26-vjeçare vrau të atin për motive të dobëta.

Ngjarja tronditëse ndodhi kur Emanilda Rama dyshohet se mbyti të atin me tel dhe përdori sende të forta dhe mjete prerëse për të kryer krimin. Pas hetimeve intensive, specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Personit në Policinë e Fierit arrestuan Çlirim Doganin, 55 vjeç, banues në fshatin Arapaj, Roskovec, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë vepër të rëndë penale.

Sipas hetimeve paraprake, Dogani dyshohet se ka ndihmuar Ramën në realizimin e krimit, duke qenë i përfshirë në mbytjen e viktimës.

Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa vijojnë hetimet për të dokumentuar plotësisht motivet dhe dinamikën e ngjarjes./K.C/dritare.net