Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Parashqevi Simaku publikon një foto të rrallë me djalin. Ja mesazhi që i jep!

Parashqevi Simaku publikon një foto të rrallë me djalin. Ja

Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një moment shumë personal dhe prekës nga jeta e saj.

Simaku ka publikuar një fotografi të realizuar menjëherë pas lindjes së djalit të saj. Krahas fotos, këngëtarja e dashur për publikun shqiptar ka bërë edhe një dedikim prekës për të birin, Luke, duke shprehur dashurinë e pafundme dhe mallin për largësinë që i ndan sot.

“Ah, biri im… kur të mbajta për herë të parë, bota u bë e imja. Me ty në duar, edhe sikur bota të shembej, s’mund të më rrëzonte. Por tani… disi, jemi larg. Dhe kjo më thyen më shumë se çdo fund. Luke, zemra ime, të dua sa botën”, ka shkruar ajo në postim.

Parashqevi Simaku publikon një foto të rrallë me djalin. Ja

Ky reagim ka prekur ndjekësit e saj, të cilët kanë shprehur mbështetje dhe dashuri në komente, duke vlerësuar ndjeshmërinë dhe ndarjen e një momenti kaq të veçantë./K.C/dritare.net