Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Biznesmeni i njohur i Tiranës, mes të arrestuarve nga aksioni i SPAK

Biznesmeni i njohur i Tiranës, mes të arrestuarve nga aksioni i SPAK

Emri i njohur i botës së biznesit në Tiranë, Ermir Ndreaj, është një nga personat e arrestuar në kuadër të operacionit të fundit të ndërmarrë nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), aksion i nisur mbrëmjen e kaluar.

Sipas burimeve zyrtare, deri tani janë arrestuar katër persona, mes tyre edhe vëllezërit Artur dhe Ervin Hoxhosmani, si dhe vetë Ndreaj. Një tjetër person është arrestuar në Elbasan, por identiteti i tij nuk është bërë ende publik.

Në ndryshim nga të arrestuarit e tjerë, Ermir Ndreaj nuk është një emër i panjohur për publikun dhe mediat, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. I njohur në rrethet e biznesit si "Cinco", pseudonim që i ka shërbyer edhe për të emërtuar disa nga aktivitetet e tij, Ndreaj ka ndërtuar një profil të lartë publik përmes një sërë biznesesh luksoze.

Ai zotëron dhe menaxhon lokale prestigjioze si “Cinco Cavalli” në Durrës dhe “Savoy Garden” në Tiranë, një nga restorantet më të frekuentuara nga figurat publike dhe elita e vendit. Gjithashtu, ai ka investuar në fushën e estetikës me klinikën luksoze Clinique Cinq, që ndodhet në kompleksin “Delijorgji”, në të njëjtën zonë ku mbrëmjen e kaluar ndërhyri edhe Byroja Kombëtare e Hetimit.

Sipas hetimeve, bizneset e Ndreajt dyshohet se janë pjesë e një rrjeti të strukturuar kriminal të përfshirë në aktivitet të paligjshëm./L.F-dritare.net