
Rudina Xhunga: Çfarë na mëson Gjiri i Inglezit!
Dritare.net
Ka vende që nuk duhen parë vetëm me sy. Duhet t’i dëgjosh. T’i gjesh, t’i ndjesh. Të ulesh per te kuptuar historine që ende pulson në gure.
I tillë është Gjiri i Inglizit – një nga më të bukurit e më të pazbuluarit e Shqipërisë. Në dukje një vijë e qetë uji, një përqafim shkëmbor në breg të Karaburunit. Por në thelb, një faqe historie që nuk është lexuar sa duhet.
Në dokumentarin e realizuar nga Dritare TV, Rudina Xhunga nuk shkoi atje për të bërë një reportazh turistik. Ajo shkoi për të pyetur:
“Çfarë kemi bërë me këtë vend? Dhe çfarë duhet të bëjmë?”
Një shpellë. Një bazë sekrete. Një kujtesë kolektive që po fshihet.
Në Luftën e Dytë Botërore, britanikët u strehuan në kete shpelle të Karaburunit. Diku me tutje, ishin amerikanet. Nje histori per tjeter here. Në këtë gjirin te fshehur, u ndërtua një bazë e heshtur, që as historia zyrtare nuk e ka treguar te plote. Por ajo është aty. Me gurë të gjallë. Me gjurmë.
Dhe pyetja që ngriti Rudina është po aq aktuale sa vetë gjiri:
“A kemi ne një plan për vendet që kanë vlerë kombëtare, jo vetëm turistike? A i kemi kthyer në vende kujtese, apo i kemi lënë të harrohen nga të gjithë, përveç detit?”
Më shumë se turizëm: Nevojë për mbrojtje dhe identitet
Ky dokumentar është një thirrje për të ndaluar harresën.
Për të mos e parë një shpellë si një shpellë të zakonshme. Për të mos e kthyer një gjirin e rrallë në një postim Instagrami dhe asgjë më shumë. Për të ndërtuar aty një pikë reference historike, një muze natyror, një histori të treguar brezave.
Siç tha vetë Rudina në fund të dokumentarit:
“Ky vend nuk kërkon asfalt. Kërkon respekt. Kërkon të mos harrohet.”
Çfarë duhet bërë?
1. Të regjistrohet si zonë e mbrojtur historike dhe natyrore.
2. Të dokumentohet dhe ekspozohet historia e tij
3. Të kthehet në një destinacion që edukon, jo që konsumon.
Ky nuk është vetëm një vend në bregdet.
Është një faqe e pazbuluar e Shqipërisë. Dhe është detyra jonë, si gazetarë, historianë, qytetarë, ta ruajmë dhe ta tregojmë me dinjitet.
Shikoni dokumentarin në YouTube: Dritare TV

















