
Te shpella sekrete e Luftës së Dytë Botërore
Dritare.net
Nga një faqe e zverdhur e një reviste amerikane të vitit 1944, në një aventurë reale në bregdetin shqiptar – “Ne sekretet e shpellave te Karaburunit” është dokumentari më i ri i Dritare TV, realizuar nga Rudina Xhunga, që na çon në zemër të një historie të harruar dhe të një natyre mahnitëse.
Gjithçka nis nga Green Coast, aty ku Rudina Xhunga mban në dorë revistën që i është dhuruar gjatë xhirimeve, me artikullin e Amy Porter që tregon shpëtimin e infermiereve amerikane në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ato përshkuan male, zbarkuan në Gjirin e Anglezit dhe u kthyen në atdhe.
Dritare TV ka ndjekur hapat e tyre.
Rruga e dokumentarit:
• Nisemi nga tuneli i Logarasë, përmes bregdetit të Palasës.
• Me skaf drejt Gjirit të Inglizit, me pamje që të lënë pa frymë dhe histori që pak njerëz i dinë.
• Udhëtimi përfshin ngjitje në Karaburun ne kerkim te shpelles
• Destinacioni është shpella sekrete, një bazë që përdorej nga aleatët anglo-amerikanë për koordinim gjatë luftës te dyte boterore
• Shpella vizitohet me kujdes, në terren të vështirë, ku ende ruhen relikte si konserva, pjesë armatimi dhe gjurmë të pranise se tyre.
Në këtë dokumentar, përveç rrëfimit historik, zbuloni bukurinë e natyrës shqiptare si një thesar i pazbuluar për turizmin e aventurës:
shtigje të paprekura, biodiversitet unik, kultura vendase dhe mikpritje e rrallë.
Kjo është Shqipëria që Dritare TV promovon – me kujtesë, guxim, dhe pa filtra. Jo vetëm për të kaluarën, por për të ardhmen që mund të ndërtojmë mbi historitë tona më të bukura./dritare.net

















