Ju tregojmë Nepravishtën, Toskanën shqiptare!
Dritare.net

E shtrirë nën këmbët e malit të Buretos, Nepravishta, është Toskana shqiptare. Me mbi 700 banorë, 155 shtëpi dhe tre breza që bashkëjetojnë në fshat. Bujtinat e para janë hapur që në 2019, ndërsa vit pas viti, ato shtohen.

Së pari e nisën djemtë e fshatit që e panë me sytë e të ardhmes Nepravishtën, dhe investuan duke e kthyer traditën në biznes.
Tani janë zonjat e fshatit, që kanë hapur dyert e shtëpive të tyre, oborret e kuzhinat e tyre, për të pritur turistët.
Shqiptarët ende se kanë shkelur atë tokë. Të gjithë e pohojnë. Kemi vetëm të huaj thonë banorët. Por Nepravishta nuk e meriton. Ndaj të sugjerojmë të shikosh reportazhin në Dritare TV dhe fundjavën tjetër merr njerëzit e zemrës, miqtë apo familjen dhe shko të zbulosh Thesarin e Fshehur!/dritare.net