Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shefi i Policisë së Delvinës plagoset rëndë gjatë përpjekjeve për shuarjen e zjarrit në Senicë

Shefi i Policisë së Delvinës plagoset rëndë gjatë

Shefi i Komisariatit të Policisë së Delvinës, Agim Troci, ka pësuar djegie në trup si pasojë e përfshirjes nga flakët gjatë një operacioni për shuarjen e një zjarri në fshatin Senicë.

Sipas informacioneve paraprake, Troci ka marrë ndihmën e parë në Spitalin Rajonal të Sarandës, ndërsa më pas është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.

Burime nga spitali bëjnë me dije se gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën, por lëndimet që ka pësuar janë të konsiderueshme. Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi rrethanat e sakta të ngjarjes./K.C/dritare.net