
Lirimi i plazheve publike. Rama poston videon nga Kepi i Rodonit!
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga operacioni i lirimit të hapësirave publike në zonën bregdetare të Kepit të Rodonit, në kuadër të aksionit të përgjithshëm për garantimin e aksesit të barabartë në plazhe për qytetarët dhe pushuesit.
“Rikthejmë hapësirat publike për qytetarët dhe pushuesit, duke garantuar akses të barabartë dhe kushte dinjitoze për të gjithë,” shkruan Rama në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale, duke theksuar angazhimin për të pastruar bregdetin nga ndërhyrjet dhe zaptimet e paligjshme.
Ky është një ndër disa ndërhyrje që po kryhen përgjatë bregdetit të Durrësit, me synimin për të kthyer plazhet në shërbim të komunitetit dhe për të respektuar të drejtën e publikut për të shfrytëzuar lirshëm pasuritë natyrore të vendit./dritare.net
Δείτε αυτή τη δημοσίευση στο Instagram.

















