Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Si është situata me zjarret në Shqipëri? Ja zonat më kritike!

Si është situata me zjarret në Shqipëri? Ja zonat më

Shqipëria po përballet prej ditësh me një situatë alarmante për shkak të zjarreve që kanë përfshirë disa qarqe të vendit.

Zonat më të prekura janë Dibra, Vlora, Gjirokastra, Korça dhe Tirana, ku forcat zjarrfikëse, ushtria dhe banorët po punojnë për të izoluar dhe shuar flakët që po rrezikojnë sipërfaqe të mëdha me pyje dhe banesa.

-Situata më kritike mbetet në Mali i Dukatit, pranë Parkut Kombëtar të Llogarasë, ku zjarri është përhapur me shpejtësi për shkak të erës dhe terrenit të vështirë. Intervenimi nga toka është i kufizuar, ndaj janë angazhuar forca të ushtrisë dhe helikopterë zjarrfikës nga Shqipëria dhe vende partnere si Kroacia dhe Hungaria. Rreziku për përhapje në sipërfaqe të mbrojtura dhe ekologjikisht të ndjeshme mbetet i lartë.

-Në Delvinë, flakët kanë sjellë pasoja të rënda. Një zjarr i fuqishëm pranë fshatit Kalasë detyroi evakuimin e mbi 2000 banorëve, ndërsa 3 persona janë plagosur, njëri prej tyre me djegie të rënda. Në Delvinë, vazhdojnë flakët në fshatrat Kalas, Tatzat, Senicë, Vergo, Kopaçës dhe Palavli, ku në terren ndodhen 100 forca. Janë raportuar dëme në një kishë dhe në disa banesa të braktisura. Aktive është vatra e zjarrit që ra ditën e djeshme në fshatrat e Delvinës, ndërsa gjatë orëve të vona të mbrëmjes, si pasojë e erës, u përhap edhe midis fshatrave Borsh dhe Piqeras, të njësisë administrative Lukovë. Ndërsa në Ploç të bashkisë së Selenicës, ka përhapje në Velç, Ramicë, Verbas dhe Matogjin. Për shkak të terrenit të vështirë, është kërkuar edhe ndërhyrje nga ajri.

Lajme më të mira vijnë nga Korça, Dibra dhe disa pjesë të Finiqit, ku vatrat e zjarrit janë neutralizuar ose mbeten nën kontroll. Në Dishnicë dhe Vërnik, zjarret janë shuar, ndërsa në Zerqan të Bulqizës është djegur rreth 19 hektarë, por pa rrezik për banesat.

Autoritetet kanë bërë thirrje për vigjilencë maksimale dhe bashkëpunim me strukturat vendore për të shmangur rrezikun nga përhapja e zjarreve. Janë angazhuar qindra forca të emergjencës, si dhe janë përdorur mjete ajrore për zonat e paarritshme me mjete tokësore./K.C/dritare.net