Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama pas aksionit në Lalëz: Plazhet nuk janë për tregtarët, por për shqiptarët

Rama pas aksionit në Lalëz: Plazhet nuk janë për

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për aksionet e shtetit në mbrojtje të hapësirave publike bregdetare, duke publikuar pamje nga ndërhyrja e fundit në plazhin në Gjirin Lalëzit, ku janë hequr qindra çadra dhe shezlongë të vendosur në mënyrë të paligjshme.

Në një postim në Facebook, Rama shprehet me tone të qarta kundër uzurpimit të bregdetit nga subjektet private:
“A ia vlen të humbasësh gjithë këta shezllonë e çadra për të sfiduar shtetin?! Nuk e di, këta e dinë, në Lalëz këta e gdhinë si zaptues me qindra çadra dhe e ngrysën si të përzënë me duar në xhepa,” shkruan ai.

Rama pas aksionit në Lalëz: Plazhet nuk janë për

Sipas Kryeministrit, aksioni është pjesë e një strategjie të re për të kthyer bregdetin në një të mirë publike, të aksesueshme për të gjithë qytetarët:
“Kthesa e këtij viti me plazhet publike është vetëm hapi i parë i një qasjeje të re ndaj buzës së detit, e cila është e të gjithë shqiptarëve, jo vetëm e disa tregtarëve,” thekson Rama, duke nënkuptuar se aksionet do të vijojnë në të gjithë vijën bregdetare./K.C/dritare.net