Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Video/ Ekstradohet në Shqipëri Denis Bajri, ja momenti kur zbret në aeroport!

Video/ Ekstradohet në Shqipëri Denis Bajri, ja momenti kur zbret

Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses ekstradimin nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Shqipëri të shtetasit shqiptar Denis Bajri, 37 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për një sërë veprash penale të rënda.

Ekstradimi u realizua në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, falë bashkëpunimit të ngushtë mes Interpol Tiranës dhe autoriteteve homologe në Emiratet e Bashkuara Arabe. Procedurat për ekstradimin nga Dubai u përmbyllën rreth orës 16:30 të ditës së djeshme.

Denis Bajri ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në bazë të një mase sigurie “arrest në burg” të caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në Tiranë, për këto vepra penale:

Vrasje me paramendim, kryer në bashkëpunim si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal;
Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve;
Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal;
Kryerja e veprave penale nga grup i strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale;
Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje.

Pas mbërritjes në Shqipëri, Denis Bajri iu dorëzua Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, ku do të vijojë procedurat ligjore për përballjen me drejtësinë shqiptare.

Ky ekstradim është një tjetër hap i rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe garantimin e zbatimit të ligjit, në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar të strukturave ligjzbatuese./K.C/dritare.net