Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama poston foton nga lokali në Londër: Nuk e di a e kanë shqipot, por qesha shumë

Rama poston foton nga lokali në Londër: Nuk e di a e kanë

Ndërsa në Shqipëri vijon fushata për lirimin e hapësirave publike nga zaptimet e paligjshme nga bizneset, kryeministri Edi Rama ka ndarë një foto interesante në rrjetet sociale.

Në një postim në Facebook, Rama publikon një pamje nga një lokal në Londër, ku duken qartë dy struktura të ndërtuara mbi trotuar, të cilat shërbejnë si ambiente shtesë të lokalit. Ai shprehet se foton ia kanë dërguar në mesazhe dhe bashkë me të edhe komentin se lokali është në pronësi të shqiptarëve.


"Nuk e di a e kanë vërtetë shqipot këtë lokalin me shtesa mbi trotuar në Londër, po qesha shumë kur ma çuan dhe po e ndaj me ju për pak humor.", shkruan Rama krahas fotos.

Postimi vjen në një moment kur qeveria ka intensifikuar aksionet për lirimin e hapësirave publike në disa qytete të vendit, me theks të veçantë në Tiranë, ku dhjetëra struktura të ndërtuara pa leje janë shembur ose janë në proces verifikimi./K.C/dritare.net