Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Foto/ Greta Thunberg proteston në Tiranë!

Foto/ Greta Thunberg proteston në Tiranë!

Sot aktivistja e njohur suedeze Greta Thunberg ka marrë pjesë në një protestë në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në mbështetje të popullit palestinez dhe për të kërkuar drejtësi për Gazën. Protesta u organizua nga Lëvizja për të Drejtat e Njeriut dhe Paqen Ndërkombëtare “Solidarity Albania”.

Foto/ Greta Thunberg proteston në Tiranë!


Në një videomesazh të shpërndarë në rrjetet sociale, Thunberg theksoi se Gaza ka hyrë në fazën e pestë të kequshqyerjes dhe se palestinezët po përdorin energjinë e fundit për të kërkuar ndihmë nga bota. Ajo ftoi qytetarët të bashkohen në protestë për të kërkuar fundin e pushtimit të paligjshëm, apartheidit dhe gjenocidit ndaj palestinezëve.

Foto/ Greta Thunberg proteston në Tiranë!


Në tubim, Thunberg u shfaq duke thënë në shqip: “Liri për Palestinën”, duke shprehur solidaritetin e saj me popullin palestinez. Pavarësisht numrit të kufizuar të pjesëmarrësve, protesta u zhvillua në një atmosferë të qetë dhe me mesazhe të fuqishme për paqe dhe drejtësi.

Foto/ Greta Thunberg proteston në Tiranë!

Ky aktivitet është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Thunberg për të denoncuar shkeljet e të drejtave të njeriut dhe për të kërkuar veprime konkrete ndaj krizës humanitare në Gaza./K.C/dritare.net