
Evi Kokalari sulmon protestën pro-palestineze në Tiranë: Kanceri i Kombit
Dritare.net
Evi Kokalari ka reaguar ashpër ndaj protestës pro-Palestineze të zhvilluar sot në Tiranë, ku ishte e pranishme edhe aktivistja ndërkombëtare Greta Thunberg. Në një deklaratë të fortë, Kokalari i quajti organizatorët e këtij tubimi “anti-UÇK”, “anti-Kosovë” dhe “anti-Shqiptarë”, duke i cilësuar si “llumin” që ka mbetur pas ndikimit të “Vëllazërisë Myslimane” dhe një “kancer” për kombi shqiptar, që sipas saj, vazhdon të vuajë pasojat e një historie të gjatë sundimi të huaj dhe regjimesh autoritare.
Postimi i Kokalarit në Facebook!
"Kushdo që organizoi sot në Tiranë protestën pro-Palestinës duke sjellur dhe Greta Thunberg për efekt të opinionit të jashtëm, nuk është vetëm anti-UÇK dhe anti-Kosovë, por dhe anti-Shqiptarë.
Ju jeni llumi i krijuar nga Vëllazeria Muslymane dhe jeni kthyer në kancer të një kombi që akoma s'po merr veten nga 500 vjet sundim Otoman, 45 vjet sundim komunist dhe 35 vjet abuzim të regjimit post-komunist.", shkruan Kokalari./K.C/dritare.net

















