Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

SPAK zgjat me 3 muaj afatet e hetimit ndaj Benet Becit!

SPAK zgjat me 3 muaj afatet e hetimit ndaj Benet Becit!

Prokuroria e Posaçme ka zgjatur me 3 muaj afatet e hetimit për kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci.


Ndaj tij u regjistrua procedim penal për shkelje e barazisë në tendera apo ankande publike, kryer në bashkëpunim, më 23 tetor 2024. Ndërkohë, më 23 prill të 2025, prokurori Dritan Prençi e mori të pandehur kryebashkiakun socialist.

Beci akuzohet për tenderin me vlerë 700 mijë euro të vitit 2019, me objekt zhvillimi strategjik i sektorit energjetik (projekt kërkimor). Hetimet nisën pas zbërthimit të telefonit të ish-drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberit, ku u zbuluan biseda kompromentuese për abuzimin me këtë tender.


Bashkë me Benet Becin, nën hetim për këtë tender abuziv janë marrë edhe disa zyrtarë të tjerë, me rol në Komisionin e Vlerësimit të Ofertave./dritare.net