Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vrasja e efektivit/ Policia e Shtetit: 30 mijë euro shpërblim kush jep informacion për kapjen e autorit

Vrasja e efektivit/  Policia e Shtetit: 30 mijë euro shpërblim kush

Novruz Cenalia 28 vjeç u vra sot në Fier ndërsa po shkonte në punë për të marrë shërbimin. Cenalia ishte efektiv i policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier. Vrasja ka ndodhur pak metra pranë spitalit 'Memorial' në Fier. Burimet bëjnë me dije se autori, është identifikuar si Asllan (Azgan) Mernica i cili mendohet se u largua me një makinë.

Policia e Shtetit kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e autorit të dyshuar të vrasjes, shtetasit Azgan Mernica, 23 vjeç, banues në fshatin Sulaj.


“Kushdo që ka informacion të telefonojë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimatin. Për çdo informacion të vlefshëm, Policia e Shtetit vë në dispozicion shpërblimin 30 000 euro”, theksohet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë së Fierit, Forca Kombëtare e Sigurisë dhe Reparti Special “RENEA”, në drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, vijojnë veprimet operacionale në zonë, me qëllim kapjen dhe vënien në pranga të 23-vjeçarit./K.C/dritare.net