Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vrasja e efektivit në Fier/ Gazetarja: Pistat ku po hetohet ngjarja!

Vrasja e efektivit në Fier/ Gazetarja: Pistat ku po hetohet ngjarja!

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme në Fier. Novruz Cenalia i cili punonte si punonjës i Forcave të Posaçme në Drejtorinë Vendore të Policisë së Fierit u qëllua me një plumb në kokë para se të merrte shërbimin. Gazetarja Aida Topalli e ftuar në emisionin “Intervista e ditës” në DritareTV tregoi pistat e hetimit për vrasjen e 28-vjeçarit.


“Novruz Cenalia punonte si punonjës i forcave të posaçme në Drejtorinë Vendore të Policisë së Fierit u qëllua me një plumb në kokë para se të merrte shërbimin. Ai u vra nga Asllan (Azgan) Mërnica, i cili është vëllai i Kiri Mërnicës që ndodhet në burg për tentativë vrasje. Kiri Mërnica u arrestua më 17 prill 2021 pasi bashkë me 3 të tjerë u përfshinë në një konflikt ku mbeti i plagosur Pashk Palnikaj.

Në fillim u tha që kemi të bëjmë me një konflikt të çastit. Por që mund të kemi të bëjmë edhe me një motiv hakmarrje për shkak të detyrës. Një pistë mund të jetë edhe vrasja me pagesë. Megjithatë jemi në momentet e parë dhe do ishte mirë të presim për të dalë në konkluzione. Policia nuk ia doli ta parandalojë dhe ta kapë autorin që paska qenë i armatosur. Nuk është asnjëherë mjaftueshëm një operacion policor, apo mobilizim i mirë i policisë sepse ndodh që me një armë pa leje, u vra një koleg i policisë, u vra shteti dhe një punonjës që luftonte krimin.”, thotë gazetarja në DritareTv./K.C/dritare.net