
Babai polic mësoi vdekjen e të birit nga salla operative. Vrasja e të riut, shkak i një sherri të çastit!
E Hënë 13 Maj 2024, 14:02
Dritare.net
Novruz Cenalia 28 vjeç u vra sot në Fier ndërsa po shkonte në punë për të marrë shërbimin. Cenalia ishte efektiv i policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier. Vrasja ka ndodhur pak metra pranë spitalit 'Memorial' në Fier. Burimet bëjnë me dije se autori, është identifikuar si Asllan (Azgan) Mernica i cili mendohet se u largua me një makinë.
Ngjarja bëhet edhe më e rëndë kur mësohet se i ati i viktimës, edhe ai polic ka qenë në sallën operative të policisë së Fierit kur është njoftuar për vrasjen e të birit.
Vrasja e të riut, ndodhi për shkak të një sherri të çastit! /L.F-dritare.net

















