Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Tiranë, vijojnë protestat. Nxënësit dhe studentët bojkotojnë mësimin

Tiranë, vijojnë protestat. Nxënësit dhe studentët

Protestat në Tiranë kanë vijuar edhe ditën e sotme, ku qytetarë, nxënës dhe studentë janë mbledhur për të protestuar, ndërsa një pjesë e të rinjve kanë bojkotuar mësimin për t’iu bashkuar tubimit.

Protestuesit janë mbledhur pranë Ministrisë së Arsimit dhe më pas kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit. Ndërkohë, një grup protestuesish iu afrua godinës së Kuvendit, ku ishte parashikuar të zhvillohej seanca plenare.

Policia ndërhyri për të shpërndarë protestuesit pranë Kuvendit, ndërsa raportohet edhe për shoqërime të personave në polici.

Pjesëmarrja e nxënësve të shkollave të mesme dhe studentëve i ka dhënë një tjetër dimension protestës, në një kohë kur situata në kryeqytet mbetet e tensionuar pas episodeve të dhunshme të ditëve të fundit.