
U vra sot në Tepelenë, si njihet Edoardo Sarchi në Itali!
Dritare.net

Edoardo Sarchi, sipërmarrës 44-vjeçar me origjinë nga Varesotto, u qëllua sot me armë zjarri në fshatin Salari, pranë Tepelenës.
Sarchi jetonte prej vitesh në Shqipëri, ku kishte zhvilluar aktivitetin e tij si biznesmen. Ai ishte pronar i një fabrike tullash në Tiranë dhe administrator i shoqërisë italo-shqiptare Tegola Edilcentro.
Mediat italiane bëjnë me dije se emri i tij lidhet edhe me politikën lokale në Itali përmes babait, Vittorio Sarchi, figurë historike e së djathtës në Luino. Vittorio kishte mbajtur poste të rëndësishme në administratën lokale, duke përfshirë rolin e asistentit për Sigurinë dhe këshilltarit komunal. Ai ishte gjithashtu mik dhe bashkëpunëtor i senatorit të ndjerë Piero Pellicini dhe mbeti aktiv politikisht deri në vitin 2015. Vittorio Sarchi ndërroi jetë në vitin 2022, në moshën 81-vjeçare.
Sarchi ishte gjithashtu nip i Augusto Nidoli, themelues i shoqërisë italo-shqiptare Edilcentro Ltd në vitin 1996, kompani që sot drejtohet nga kushërinjtë e tij, Antonio dhe Edoardo Nidoli.
Mediat italiane raportojnë se Ambasada e Italisë në Tiranë ndjek nga afër rastin dhe qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me familjarët e viktimës./dritare.net

















