Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Si ishte të shërbeje në tunelet sekrete të ndërlidhjes ushtarake! Flet ish-radisti

Si ishte të shërbeje në tunelet sekrete të ndërlidhjes

A jeni kurioz si ishte jeta në tunelet sekrete të ndërlidhjes së ushtrisë shqiptare.



Pavli Dako, ish-radist i kësaj qendre, tregon për jetën brenda tuneleve:

“Në vitin e parë dhe të dytë të ushtrisë, rreth 60 ushtarë jetonin dhe stërviteshin këtu. Fjetoret, klasat e mësimit, sallat e stërvitjes – gjithçka ishte e përgatitur për funksionim në rast lufte. Në kohë paqeje, bëhej vetëm mirëmbajtje dhe stërvitje, por gjithçka mund të ndryshonte çdo moment.”


Tuneli ishte i ndërtuar me kanale për shkarkimin e ujërave, dhe ndonëse sot është i braktisur, dikur brenda kishte freski në verë dhe ngrohtësi në dimër. Provimet e ndërlidhjes bëheshin dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje, duke përdorur kod telegrafik dhe sinjale që vetëm radistët e trajnuar i kuptonin.


Qendra filloi të ndërtohej në vitin 1974 dhe u kompletuar pas viteve ’80 me antena dhe pajisje të fuqishme, duke lidhur divizionet ushtarake në të gjithë Shqipërinë. Në rast lufte, kjo qendër do të shërbente si komanda e Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa bunkeri pranë Tiranës ishte rezervuar për Byronë Politike.


“Kam jetuar dhe fjetur brenda këtyre tuneleve. Ka qenë një jetë e veçantë, ku çdo gjë ishte e organizuar për çdo situatë. Sot gjithçka është e shkatërruar, por këtu mbetet historia e komunikimit ushtarak gjatë Luftës së Ftohtë,” rrëfen Pavli Dako për Dritare TV.

Për të rinjtë dhe për ata që nuk e dinë, ky vend tregon një pjesë të fshehtë të historisë shqiptare, një kujtesë e rëndësishme për të kuptuar të kaluarën dhe për të reflektuar për të ardhmen. E.P-dritare.net