Na ndiqni edhe në

Bota

Netanyahu: Njohja e Palestinës është çmenduri për Izraelin

Netanyahu: Njohja e Palestinës është çmenduri për

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, reagoi ashpër ndaj vendimeve të disa vendeve, përfshirë Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar, për të njohur shtetin e Palestinës, duke i cilësuar si “vetëvrasje kombëtare” për Izraelin.

Fjalimi i tij u transmetua gjithashtu në rrjetet celulare brenda Gazës, duke iu drejtuar drejtpërdrejt edhe palestinezëve. Netanyahu kritikoi ashpër liderët botërorë që mbështesin krijimin e një shteti palestinez, duke i akuzuar se janë dorëzuar ndaj presionit të mediave të njëanshme, grupeve radikale dhe urrejtjes antisemitike.

“Kur situata bëhet e vështirë, njerëzit e fortë veprojnë. Por shumë prej jush, kur u përballët me sfidën, u dorëzuat. Rezultati i kësaj është se Izraeli ka luftuar një luftë në shtatë fronte kundër barbarisë, ndërsa shumë nga vendet tuaja kanë zgjedhur të na kundërshtojnë,” tha ai, duke akuzuar disa shtete për embargim dhe për një “luftë politike e ligjore” kundër Izraelit.

Pas përfundimit të fjalimit, delegacioni izraelit i dha atij një ovacion në këmbë, duke shprehur mbështetje të plotë për qëndrimin e tij.

Kjo deklaratë pritet të shtojë tensionet ndërkombëtare, duke nxitur debat mbi njohjen e Palestinës dhe pozicionin e Izraelit në arenën globale./K.C/dritare.net