Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Video/ Momenti kur Gjesti mbërrin në vendin ku humbi jetën vëllai

Video/ Momenti kur Gjesti mbërrin në vendin ku humbi jetën

Eldion Kelmendi, vëllai i këngëtarit dhe fituesit të Big Brother VIP, Gjesti, ka ndërruar jetë pasditen e kësaj të hëne në një aksident rrugor në Pejë. Ai po udhëtonte me një motor katërgomësh së bashku me shokun e tij, kur janë përplasur me një makinë.

Eldioni ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa shoku i tij ndodhet në spital në gjendje kritike.

Mediat kosovare kanë publikuar momentin e dhimbshëm kur Gjesti ka mbërritur në vendin e aksidentit, i shkatërruar emocionalisht, ndërsa miqtë i qëndrojnë pranë në këto momente të vështira.

“Oh, vëllau jem…”, dëgjohet të thotë këngëtari, duke qëndruar pranë vendit të përplasjes./K.C/dritare.net