Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Berisha për projektin në Zvërnec: Më seriozi në Shqipëri 13 vitet e fundit!

Berisha për projektin në Zvërnec: Më seriozi në

Pas dy ditësh heshtjeje mbi debatin që ka shoqëruar projektin e resortit turistik në Zvërnec, Sali Berisha doli sot publikisht në mbështetje të investimit prej 4 miliardë eurosh, duke e cilësuar atë si një nga projektet më të rëndësishme të huaja në Shqipëri gjatë dekadës së fundit. Kryetari i Partisë Demokratike akuzoi qeverinë se po krijon pengesa për realizimin e investimit, ndërsa theksoi se mbrojtja e pronës private dhe tërheqja e investitorëve të huaj duhet të ecin paralelisht. Lidhur me kundërshtimet e banorëve të zonës për çështjet e pronësisë, Berisha kërkoi verifikim të plotë nga institucionet shtetërore dhe kompensim për çdo qytetar që rezulton i dëmtuar.

"Sot në mëngjes, teksa po denoncoja para shqiptarëve pronat dhe pasurimin e Altin Dumanit, me dokumente origjinale, gazetarët më njoftojnë se nga 11 televizione “live”, 10 bënë censurë të plotë dhe vetëm 1 transmetonte konferencën time. Dhjetë të tjerët vazhdonin serialin e mashtrimit të kreut tuaj, që po fliste sikur të ishte Belinda. E patë dhe e dëgjuat vetë. Që do të shkonte në katund? Në katund jo, në qeli po. Që ju që e keni votuar tani po largoheni për mëkate; një zinxhir pafund hipokrizie, si hajduti i kapur në qark, në arkë. Ku është sot? Ku e ke?


Por në gjithë këtë histori që shihni, investitori i vetëm në 13 vite i huaj. Si ta largojmë dhe ta dëbojmë nga Shqipëria? Po ju them unë: prej 3 vitesh nuk ka asnjë investitor të huaj në tokën shqiptare. Trembëdhjetë vite thotë Europa: në asnjë tender në Shqipëri nuk janë futur kompani europiane. Një nga kompanitë më të fuqishme, që do të ndërtonte një resort turistik në Lalez, u largua.

Asnjë investitor i huaj. Çfarë po ndodh? Cili është qëndrimi i PD-së? Ne besojmë se investimet e huaja janë të një rëndësie jetike për zhvillimin e Shqipërisë, sikundër që gjatë periudhës që qeverisëm, në Shqipëri u garantuan investimet më të mëdha në historinë e këtij vendi. Vetëm në fushën e energjetikës, 2 miliardë euro.

Çfarë ndodh tani? Tani unë po ju them prapë: PD mbështet investimin e huaj dhe ju po largoni të vetmin investitor të huaj që ka mbetur në Shqipëri. Po e largoni. Vetë më tha ai: “Ju më votuat mua”. E hoqi maskën.

Britma për çështje pronësie? PD qëndron për respektin e plotë dhe absolut të së drejtës së pronës. Cila ka qenë zgjidhja në një kohë kur investoheshin miliarda këtu? Po qe se ke projekt të miratuar nga qeveria, me dokumente të firmosura nga institucionet zyrtare, kadastra dhe agjenci të tjera, dhe shteti ta miratonte projektin, askush tjetër nuk kishte më punë me investitorin.

Çdo qytetar, për çdo parregullsi, për çdo abuzim, kishte shtetin, i cili do ta dëmshpërblente atë me kushtet e tregut dhe më pas do të ndëshkonte me forcën e ligjit falsifikatorin dhe spekulantin. Ky ligj është në fuqi. Po ku keni ligj ju? Keni vetëm ligjin e xhepit",- tha Berisha./K.C/dritare.net