Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pamjet/ Pas dhunës në protestën e Zvërnecit, qytetarët tubim në Tiranë

Pamjet/ Pas dhunës në protestën e Zvërnecit, qytetarët

Protesta e dhunshme në Zvërnec ka sjellë reagime edhe në Tiranë. Një numër i konsiderueshëm qytetarësh u mblodhën para Ministrisë së Brendshme për të protestuar kundër dhunës së ushtruar ndaj qytetarëve dhe efektivëve të policisë gjatë përplasjes në Zvërnec.

Pamjet/ Pas dhunës në protestën e Zvërnecit, qytetarët

Protestuesit kërkojnë sqarime dhe përgjegjësi lidhur me veprimet e rojeve private të maskuara, të cilat sipas tyre ushtruan dhunë ndaj pjesëmarrësve në protestë dhe forcave të rendit.

Të pranishmit bënë thirrje për transparencë dhe hetim të plotë të ngjarjes, duke kërkuar që institucionet përgjegjëse të japin përgjigje mbi rrethanat e ngjarjes që ka shkaktuar debat të gjerë publik./K.C/dritare.net