Protesta në Tiranë hyn në ditën e 26-të. Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Thursday 25 June 2026, 19:07
Dritare.net

Ka nisur protesta e 26-të qytetare në Tiranë.
Qytetarët janë mbledhur si zakonisht në sheshin “Skënderbej”, ku kanë nisur grumbullimin për të vijuar më pas marshimin përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Protestuesit do të ndalen përpara Kryeministrisë, ku do të mbahen fjalimet kryesore të ditës.
Të pajisur me pankarta dhe flamuj, pjesëmarrësit kanë përsëritur thirrjet e tyre të vazhdueshme, duke kërkuar përgjegjësi politike dhe drejtësi. Gjatë protestës janë dëgjuar edhe slogane të drejtpërdrejta kundër figurave kryesore politike në vend./K.C/dritare.net